Kreshnik Smajlaj synon ulësen e Kuvendit me numrin 56 nga AAK

Kreshnik Smajlaj hyn në garën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit si kandidat për deputet me numrin 56 nga AAK. Ai vjen pas një performance të fortë në Asamblenë Komunale të Prishtinës, ku u rendit si më i votuari nga partia e tij.

Smajlaj shihet si një prej zërave të rinj që kërkojnë të çojnë përpara energjinë dhe ambicien e një gjenerate që kërkon ndryshim. Ai premton angazhim për projekte që synojnë zhvillim, standard më të mirë jetese dhe mbrojtje të dinjitetit qytetar.

AAK thotë se kandidatura e tij është përgjigje ndaj kërkesës për përfaqësim më aktiv në nivel qendror, ndërsa vetë Smajlaj thekson se vota për numrin 56 është mbështetje për punë dhe drejtësi.

Go to TOP