Abdixhiku: Gratë aktiviste, forca që rikthen shpresën në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim të veçantë me gratë aktiviste të partisë, përfshirë asambleistet e dala nga zgjedhjet e fundit lokale si dhe kandidate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai e ka përshkruar mbrëmjen si një moment inspirues, të mbushur me energji pozitive dhe ide të qarta për të ardhmen e vendit.

Abdixhiku theksoi se gratë përbëjnë një shtyllë të pazëvendësueshme të politikës qytetare duke sjellë maturi, profesionalizëm dhe vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës. Sipas tij, në çdo bisedë me to u pa qartë dashuria për vendin dhe vendosmëria për ta çuar Kosovën përpara.

“Kosova ka nevojë për zërin, guximin dhe mendjen e tyre,” u shpreh Abdixhiku duke nënvizuar se rrugëtimi politik i LDK-së bëhet edhe më i fuqishëm me gratë në ballë të angazhimit.

Në takim ishin të pranishme 76 asambliste të zgjedhura si dhe 37 kandidate gra për zgjedhjet e ardhshme. Diskutimet u fokusuan në angazhimin në terren, takime me familje dhe gra nëpër gjithë Kosovën, si dhe rolin e gruas aktiviste si shembull frymëzues për vajzat e reja.

Abdixhiku shprehu bindjen se rikthimi i shpresës do të bëhet përmes angazhimit të përbashkët: “Ne do ta rikthejmë shpresën bashkë; me gratë në ballë të ndryshimit,” deklaroi ai. /Kosova.info/


Go to TOP