Bayern dhe Barcelona s` lejojnë befasi, Inter mposhtet nga Liverpool

Bayern Munich dhe Barcelona nuk kanë lejuar befasi në Champions League, ndërsa Inter është mposhtur minimalisht nga Liverpool.

Të martën janë zhvilluar nëntë ndeshje të garës evropiane më prestigjioze në nivel të klubeve. 

Bayern Munich e ka përmbysur rezultatin dhe ka fituar 3:1 ndaj Sporting në “Allianz Arena”, duke e çuar serinë pa humbje në shtëpi në tridhjetë e pesë ndeshje. “Bavarezët” kanë reaguar pas disfatës nga Arsenal javën e kaluar, ndërsa shtatëmbëdhjetë vjeçari Lennart Karl është shquar sërish, duke u bërë lojtari më i ri në histori që shënon në tri ndeshje radhazi në Champions.

Golat për Bayern janë u shënuar nga Gnabry, Karl dhe Tah, pasi skuadra portugeze ka ka kaluar fillimisht në epërsi me autogolin e Kimmich.

Edhe Barcelona ka shënuar fitore, duke mposhtur Eintracht Frankfurt 2:1. Skuadra katalanase ka reaguar pasi disavantazhit, ndërsa dy gola të shpejtë të Jules Kounde e kanë siguruar përmbysjen dhe fitoren e parë në histori ndaj ekipit gjerman.

Barcelona e ka dominuar pjesën e dytë dhe e ka mbajtur ritmin e lartë deri në fund.

Ndërkaq, Inter ka pësuar humbje 1:0 nga Liverpool në minutat e fundit të ndeshjes, pas një penalltie të realizuar nga Dominik Szoboszlai në minutën e tetëdhjetë e tetë.

Liverpool ka luajtur pa Mohamed Salah, por megjithatë ka arritur ta marrë një fitore të rëndësishme në Itali.

REZULTATET:

No description available.

Go to TOP