Krasniqi: LDK-ja rikthen diskursin viktimizues nëpërmjet Fadil Gecit

Gazetari Besnik Krasniqi ka kritikuar LDK-në për mënyrën se si po menaxhon fushatën parazgjedhore përmes kandidaturës së Fadil Gecit. Sipas tij, partia ka “përligjur” akuzat e Gecit në Hagë duke e kandiduar për deputet duke e shpërblyer për atë që ka deklaruar.

Krasniqi thekson se tani, nëpërmjet Gecit, LDK-ja po rikthen në diskursin publik narrativin viktimizues dhe akuzues lidhur me vrasje politike. Në një ngjarje në konakun e Gecëve, u prezantua edhe mbështetja nga djali i Haki Imerit.

Sipas Krasniqit, në postimin e Ganit për këtë mbështetje, ai po i paraqet personat e përfshirë si të akuzuar kryesorë për vrasjen e Hakiut, Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit duke i përmendur në mënyrë indirekte, përmes pozitave që kanë mbajtur pas luftës dhe përkatësive partiake – njëri në PDK e tjetri në LVV.

Gazetari vlerëson se do të ishte e drejtë që në fushatë të mos përfshihen ata që nuk janë në garë, por që përballen me akuzat në Hagë. Fatkeqësisht, sipas tij, LDK-ja ka zgjedhur një rrugë tjetër. /Kosova.info/


Go to TOP