Xhepat më të mbushura, frigoriferi më bosh
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Paraja është rritur në letër, por ka humbur vlerë në jetë. Ne terma reale, paratë e depozituara të kosovarët në banka kanë humbur vlerën prej rreth 1,832 milionë apo rreth 1.83 miliardë nga 2021 në 2025 kur është fjala për konsum.
Rritja e depozitave të qytetarëve nuk është tregues pasurimi apo i rritjes së mirëqenies, por më shumë tregues i frikës dhe humbje reale të fuqisë blerëse.
Sidomos mund të jetë faktor direkt që, si pasojë e krizës së likuiditetit, bankat kanë rritur për rreth 180% normën e interesit për depozite familjare nga viti 2021, prej 1.1% në 3.1% për të i joshur qytetarët të ruajnë paratë në banka.
Ketu e kemi një pasqyrë më të kompletuar rreth kredibe dhe depozitave familjare si dhe intereseve dhe inflacionit. I kam shiqu nga BQK dhe ASK raportet financiare mujore të janarit 2021 dhe tetorit 2025 (të fundit) si dhe normën e inflacionit mujor.
Në përgjithësi, depozitat janë rritur për shkak se interesi në depozita është rritur për rreth 180% nga 1.1% në 3.1%. Cka dmth kjo? Bankat dhe ekonomia nuk ka likuiditet! Se imported dhe deficitet janë rritur në rreth 6 miliardë, 1/2 apo 50% e BPV. Në këtë krizë, bankat kanë rritur interesin në depozita drakatikisht me ju marrë paratë qytetarëve.
Një indikator tjëtër që nuk mundemi me anashkalu është gjetja që inflacioni në janar 2021 e kishim pasur -0.2% (negativ!). E në tetor 2025 ishte 5.1%. Por ku i krahason cmimet e konsumit dhe ushqimit, 100 euro të vitit 2021 kanë vlerën e vetëm rreth 60 euro kur qytetarët dhe familjet blejnë harxh ne markete.
E keto depozta nuk e kanë vlerën reale ashtu si duken në banka, se ne duhet me integru inflacionin. Në konsum psh, 4,580 milionë euro të vitit 2021 kanë vlerë vetëm 2,748.24 millionë sa i përket fuqisë blersë. Kosovarët realisht kanë humbur në vlerë rreth 1,832 milionë apo rreth 1.83 miliardë nga 2021 në 2025.
Me një interes prej 3.1%, paratë e kosovarëve po humbin vlerën nëpër banka për shkak se inflacioni është shumë më i lartë vitet e fundit.
Në këtë misk duhet me shtu gjithashtu që edhe kreditë familjare janë rritur nga €1,815 milionë (Janar 2021) në €2,720 milionë tetor 2025. Pra gati 1 miliardë më shumë. Në anën tjetër, nuk kemi investime të theksuara në ekonomi derisa disprepanca ne tregti ne mallra po thelsohet e deficit po arrine 6 miliardë në 2025/ gjysma e krejt ekonomisë që gjenerohet në Kosovë.
Kosovarët kanë më “shumë para” nominalisht, por realisht janë më të varfër sepse munden me ble shumë më pak sesa më herët. Sikurse me i pas xhepat më të mbushur me para letra, frikoriferi është më i zbrazët.
