Klubi letrar “Nositi” përmbyll vitin me Orën letrare kushtuar 28 nëntorit
Klubi letrar “Nositi” organizoi Orën letrare kushtuar Festës së Flamurit Kombëtar në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” duke përmbyllur aktivitetet kulturore për vitin 2025.
Në konkursin anonim të poezisë, juria profesionale, e përbërë nga Sabit Rrustemi, Sinan Sadiku dhe Sherafedin Kadriu, vlerësoi 21 poezi. Autorët e pranishëm lexuan krijimet e tyre, ndërsa katër autorë që nuk morën pjesë nuk u përfshinë në çmimet garuese, sipas rregullave të konkursit, por poezitë e tyre do të botohen në revistën letrare “Nositi”.
Pas leximeve, juria shpalli fituesit:
Çmimi i parë: “Mall Prishtinë – Shifra ‘Mjegulla’”, autore Blinera Hajdari;
Çmimi i dytë: “Melankolia e një nate – Shifra ‘Hejza’”, autore Kaltina Berisha dhe
Çmimi i tretë: “Thembra e Akilit – Shifra ‘Pritje e vonuar’”, autor Arsim Halili.
Manifestimi u mbështet nga Ndërmarrja “Vëllezërit Borovci”, pronarët Kamer e Mustafë Borovci duke treguar përkushtimin ndaj kulturës dhe letërsisë në Dardanë. Në fund, në nder të kontributit të autorëve, u organizua një drekë modeste në restorantin “Ardi”.
Viti 2025 ishte i pasur me aktivitete letrare, ndërsa Klubi letrar “Nositi” vazhdon të gjallërojë jetën kulturore dhe letrare në qytetin e Dardanës. /Kosova.info/
