Ademi viziton Tetovën: Nis ndërtimi i Stadiumit të Qytetit me kapacitet 10,000 ulëse

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, qëndroi sot në Tetovë për të marrë pjesë në një darkë solemne të organizuar nga pronari i FC Shkëndija, Lazim Destani, dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Gjatë këtij takimi, Ademi u shoqërua nga zv/presidenti i UEFA-s dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragiç. Ata vizituan punimet e projektit për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Tetovë, që synon t’i përmbushë standardet e Kategorisë 4 dhe do të ketë kapacitet prej rreth 10,000 ulësesh.

Projekti realizohet nga Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe klubin FC Shkëndija duke synuar zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për futbollin lokal dhe ndërkombëtar. /Kosova.info/


Go to TOP