Poeti Imer Gllareva sjell vëllimin e ri poetik “Në vorbullën e ëndrrave” nga Art Club “Rifat Kukaj”

Botuesi Art Club “Rifat Kukaj” ka publikuar botimin më të ri për vitin 2025, vëllimin e tretë me poezi të autorit Imer Gllareva, me titullin “Në vorbullën e ëndrrave”.

Në këtë përmbledhje, poeti sjell një larmi temash që prekin jetën, historinë, atdhedashurinë dhe përditshmërinë, duke shpalosur në vargjet e tij ndjenjat më të thella humane: dashurinë, mirësinë dhe shpirtin fisnik. Lexuesi do të gjejë në këtë libër kujtime, përkushtime, portrete njerëzish e dromca jete që pasqyrojnë realitetin e përditshëm.

Art Club “Rifat Kukaj” vlerëson punën krijuese të autorit dhe i uron Imer Gllarevës shëndet, frymëzim të pashtershëm dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij letrar.

Go to TOP