Përparim Rama takon Georg Grüner dhe Mathias Siegle për projektet e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se menaxhimi i ujërave të zeza mbetet një nga prioritetet kryesore të Kryeqytetit, raporton Kosova.info.

Ai sot ka pritur në takim Georg Grünerin, menaxher projekti, dhe Mathias Sieglen, inxhinier, të cilët po zhvillojnë një vizitë monitoruese për projektet strategjike që janë në zbatim.

Gjatë bisedës u diskutua për ecurinë e punimeve në sistemin e ujërave të zeza, pengesat me të cilat po përballen ekipet teknike dhe hapat që pritet të ndërmerren në fazën e radhës. Po ashtu u hap edhe tema e menaxhimit të mbeturinave, ku u vendos theksi tek projekti me ndërmarrjen “Pastrimi”, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe masat që synojnë të rrisin efikasitetin e shërbimeve komunale./Kosova.info./

Go to TOP