Alban Zogaj: VV e la vendin në pritje për 15 ditë deri te zgjedhjet

LDK ka akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të proceseve ligjore, raporton Konflikti.com.
Alban Zogaj tha se partia e tij kishte qenë e gatshme të votonte një pako ligjesh që përfshinte zgjatjen e buxhetit të shtetit, buxhetet e Prishtinës dhe Gjilanit, pagat e RTK-së dhe Pakon Evropiane të Rritjes, shkruan Kosova.info.

Sipas tij, kjo ofertë i ishte paraqitur Presidentes menjëherë pas nominimit të Glauk Konjufcës për kryeministër të mandatuar. Ajo kishte konfirmuar se ideja ishte pritur pozitivisht edhe nga VV.

Zogaj thotë se, pavarësisht kësaj, nga VV nuk ka pasur asnjë reagim. Asnjë takim. Asnjë komunikim. Vetëm 15 ditë heshtje deri në shpalljen e zgjedhjeve.

“Dhe ja ku jemi tani”, shkroi ai./Kosova.info/

Go to TOP