Pal Lekaj: Krahasimi i luftëtarëve të lirisë me Listën Serbe është i turpshëm dhe i rrezikshëm
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër ndaj krahasimeve që, sipas tij, po bëhen mes luftëtarëve të lirisë dhe Listës Serbe. Ai ka deklaruar se një barazim i tillë është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i rrezikshëm për narrativën historike të Kosovës.
Lekaj ka theksuar se luftëtarët e lirisë përbëjnë krenarinë dhe themelet e shtetit të Kosovës, ndërsa Lista Serbe, siç thotë ai, është një instrument i kontrolluar nga Beogradi. “Kush i barazon këto dyja, ose nuk e kupton historinë e Kosovës, ose po i shërben një narrative që s’ka lidhje me të vërtetën tonë kombëtare,” u shpreh ai.
Në deklaratën e tij, Lekaj nuk kurseu kritikat ndaj atyre që, sipas tij, nuk kanë kontribuar për vendin, por sot po flasin me zë të lartë dhe në mënyrë përçarëse. “Ata që s’kanë bërë asgjë për këtë vend, sot lehin poshtë e lart. Turp!”, theksoi ai. /Kosova.info/
