Ulutas në takim me myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh sociale e fetare

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, priti në takim të premten kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.

Në njoftimin e KFOR-it theksohet se takimi ofroi një mundësi për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP