Tym i madh përfshin objektin e Royal Mall në Prishtinë, ndërtesa evakuohet
Objekti i “Royal Mall” në Prishtinë u mbush sonte me tym të dendur dhe banorët u nxorën menjëherë nga ndërtesa.
Ekipet e Policisë arritën shpejt në vend. Zyrtarët po kontrollojnë objektin dhe po sigurojnë zonën derisa të qartësohet shkaku i incidentit.
Nuk raportohen të lënduar, por banorët thonë se tymi është përhapur me shpejtësi në korridore. Autoritetet po hetojnë burimin e tij./Kosova.info/

