Vjosa Osmani mban përgjegjësi pse e lejoi kryeprokuror, Besim Kelmendin – pse Kurti kurrë se akuzoi atë!

Shkruan: Idriz MORINA

Për të zhvoshkur propagandën e ulët të VV-së dhe Guxo, se kinse ato përfaqësojnë moralin patriotik në vend. Kjo pra, bëhet duhet kërkuar llogari fillimisht presidentja Osmani, se pse e lejoi në krye të Prokurorisë Besim Kelmendin, që si rezultoi më e pakta ishte një procesmbajtës në sistemin antigjyqësor të Millosheviçit!

A e dëgjuat arsyetimin e tij, pa fije turpi, se ai në atë pozitë i paska shërbyer UÇK-së dhe politikës shqiptare!!!

Pse a budallenj ishim ne të gjithë ata që e braktisëm sistemin e Millosheviçit!?! Ne nxënës, studentë, mësimdhënës, mjekë, inxhinier, policë, punëtorë e deri tek politikanët!

Ata që e braktisën sistemin e Millosheviçit ndërtuan shtetin e tyre, jo imagjinar si thoshte Baton Haxhiu dhe trumbetonte Surroi me vite të tëra me gazetën e tij, por edhe të gjitha grupimet me shkurtesat LPK…!
Këta të flasin, siç bënte nëpër tv Sheholli, se ai ishte patrioti, dhe se ne që ia nxjerrnim të palarat e tij e familjare të paraluftës e të luftës, turpet kombëtare, ishin patriotët, jo ne që sakrifikuam dhe vazhdojmë të sakrifikojmë për ndërtimin e shtetit të mirëfilltë demokratik, të lirë e të zhvilluar!

Po, natyrisht se Kurti heshti, sepse politika e tij në raport me serbët është për ta harruar Millosheviçin, dhe për rehabilitimin e eksponentëve të tij, si Oliver Ivanoviçit, bashkëveprimtarëve të gruas së Milllosheviçit si Mujko e përplot të tjerë!

Ai po mundohet ta fshehë nënshtrimin e tij ndaj kërkesave të Vuçiqit në Bruksel dhe Ohër, ku e formësoi autonominë serbe, të nisur dhe të zhvilluar nga Thaçi!

Kurti s’ka pushuar kurrë së akuzuari prokurorinë, për të liruar nga akuzat bashkëpunëtorët e tij, dhe që vet ta shmangte edhe dëshminë!

A e përdori për shantazhe Kelmendin, mbetet të vërtetohet!

Kelmendi, meriton të jetë i lirë, por është e patolerueshme që shteti të lejojë në krye të institucionit të vijnë, veçmas njerëz që kanë shërbyer në regjimin e Millosheviçit, sistem që e kemi luftuar me të gjitha mjetet dhe më 12 qershor e fituam lirinë, dhe të drejtën e krijimit të shtetit formalisht!

Këshilli Prokurorial ndonëse me vonesë, ka vendosur drejt dhe pashmangshëm, – pas kryeprokurori në detyrë ka pranuar se ka qenë pjesë e një ish-sistemi represiv ndaj shqiptarëve, dhe reagimet janë të shpifura dhe vijnë nga shoqata që nuk e kanë asnjë ndjesi për shtetin dhe historinë e shtetbërjes tonë! 

Go to TOP