Konfirmohet për Kosova.info/ Takimi te presidentja, Haradinaj e konfirmon pjesëmarrjen
Në takimin e thirrur sot nga presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe Ramush Haradinaj. Lajmin e ka konfirmuar për Kosova.info zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, i cili tha se kryetari Haradinaj do të jetë pjesë e diskutimeve.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe LDK. Pritet përgjigjja e PDK-së.
Ky takim vjen një ditë pasi dështoi përpjekja e dytë për formimin e qeverisë, ku mandatar ishte Glauk Konjufca. Pas këtij dështimi, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja. Data e mbajtjes së tyre pritet të diskutohet pikërisht sot në Presidencë.
