Rama: ‘Handicap Kosova’, shtyllë e humanitetit – Prishtina gjithmonë në përkrahje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar Shoqatën ‘Handicap Kosova’ si një prej shtyllave kryesore të humanitetit në Kryeqytet duke nënvizuar rëndësinë e punës së tyre për komunitetin dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ai theksoi se Prishtina do të jetë vazhdimisht pranë kësaj shoqate, me mbështetje konkrete, respekt të vazhdueshëm dhe krijimin e hapësirave gjithnjë e më të mira për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për përfshirje dhe qasje të barabartë. /Kosova.info/
