Hargreaves takon bizneset britanike në Kosovë
Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka pritur përfaqësues të bizneseve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ku u diskutua për zhvillimin e tregtisë dhe rritjen e investimeve në sektorë kyç.
Në një postim në ‘Facebook’ ambasadori Hargreaves u shpreh se ishte kënaqësi të shohësh bizneset e Mbretërisë së Bashkuar që veprojnë në Kosovë në kuadër të bashkëpunimit tonë në rritje në fushën e tregtisë dhe investimeve.
“Diskutuam mënyrat se si Ambasada mund të jetë një partnere edhe më e fortë dhe ndamë ide për të nxitur tregtinë, investimet dhe bashkëpunimin në sektorët kyç. Së bashku po ndërtojmë një partneritet ekonomik dinamik, që hap dyer të reja për rritje, inovacion dhe sukses të përbashkët”, ka shkruar ambasadori Hargreaves. /Kosova.info/
