Fitorja e sinjalizuesit Ermal Kutllovci, dështimi i sistemit për ta mbrojtur atë

Ermal I. Kutllovci, një sinjalizues i guximshëm që kishte denoncuar dyshime për korrupsion në institucionin ku punonte dhe i ishte drejtuar me shkrim edhe kryeministrit Albin Kurti, është shembull i qartë i betejës mes integritetit personal dhe dështimit institucional.

Në vend se të përkrahej për guximin dhe ndershmërinë e tij, Kutllovci u përjashtua padrejtësisht nga puna duke u detyruar të përballet me një rrugëtim të gjatë ligjor për t’u rikthyer në vendin e tij të punës.

Sot, pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe përpjekjesh, për rastin që ai kishte denoncuar është ngritur aktakuzë duke vërtetuar se sinjalizimi i tij kishte bazë ligjore dhe ishte plotësisht i drejtë.

Ky zhvillim e bën të qartë se sinjalizuesit po e bëjnë punën që shteti duhet ta bëjë, ndërsa sistemi po dështon t’i mbrojë ata.

Rasti i Ermal Kutllovcit është një thirrje e fortë për reflektim institucional: është koha që mbrojtja e sinjalizuesve të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet realisht. /Kosova.info/

🔗 Lexo më shumë për rastin e tij këtu


Go to TOP