Abdixhiku nga Fushë Kosova: Populli i Kosovës është më i bashkuar se kurrë – nesër flet qartë për unitet e ndryshim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës në Fushë Kosovë, ku theksoi se qytetarët janë të bashkuar përballë populizmit dhe përçarjeve politike.

Në një atmosferë entuziazmi, Abdixhiku u shpreh se Fushë Kosova është shembull i qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë që bashkohen për të mbrojtur vlerat demokratike dhe për të përkrahur ndryshimin.

“Kjo është Fushë Kosova jonë! Një Fushë Kosovë e madhe, e njerëzve të mbarë që bëhen bashkë për t’i dalë në ballë popullizmit, propagandës, urrejtjes e përçarjes. Populli i Kosovës është më i bashkuar, më i qartë e më i fortë se cilado tendencë për ndarje,” tha Abdixhiku.

Ai shtoi se dita e zgjedhjeve do të jetë momenti kur qytetarët do të flasin qartë për të ardhmen që duan.

“Dhe nesër, populli i Kosovës dhe ai i Fushë Kosovës flet qartë! Besnik Osmani, na prijë!” përfundoi ai duke dhënë mbështetje të plotë kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP