Demhasaj akuzon Kurtin për blerje votash: “Paratë për studentë, fushatë me taksat e popullit”

Analisti Arton Demhasaj ka kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për shpërndarjen e 100 eurove për studentë pak ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale duke e cilësuar këtë si blerje të hapur të votës.

“A ka blerje më klasike të votës se kjo? 5 ditë para zgjedhjeve të 12 tetorit – vendim për 100 euro për studentët! 2 ditë para balotazhit të 9 nëntorit – dalin paratë! Kjo nuk është ‘mbështetje për studentët’, kjo është blerje klasike e votës me taksat e popullit!”, tha Demhasaj.

Ai shton se kjo veprimtari tregon frikën e pushtetit nga vota e qytetarëve. “Kur pushteti frikësohet prej votës, e përdor paranë publike si ‘sms fushate’. Bravo, po ju ec – grahni se e keni bërë shtetin si bankë partiake!”, theksoi Demhasaj. /Kosova.info/


Go to TOP