Abdixhiku: Prishtina po flet e para – mbështetje e madhe për LDK-në dhe Përparim Ramën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit me qytetarët në Bregun e Diellit, ku tha se mbështetja për LDK-në dhe kandidatin Përparim Rama është e jashtëzakonshme në prag të zgjedhjeve të së dielës.

“Bregu i Diellit në Kryeqytet, vendimin e ka të qartë. Sonte na dhanë mbështetjen e madhe drejt fitores kapitale që po na vjen këtë të diel,” shkroi Abdixhiku.

Ai e quajti këtë moment “historik” për Prishtinën, duke theksuar se qyteti po dërgon një mesazh të qartë ndaj atyre që, sipas tij, janë shkëputur nga populli dhe janë përfshirë në etjen për pushtet pa legjitimitet.

“Prishtina po flet e para. Zëshëm dhe qartë. Si refuzim ndaj popullizmit filmatik, si shpërfillje e manovrave politike, si përkushtim ndaj të drejtës, Prishtina po e zgjedh bindshëm LDK-në,” shkroi ai, duke përfunduar me thirrjen: “Përparim Rama edhe katër. Le të fitojmë fort!”/Kosova.info/

Go to TOP