Tahiri: Presidentja mbështeti dy mandatarë të VV-së në këmbim të përkrahjes për rizgjedhje

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Presidentes së Republikës duke e akuzuar atë për favorizim politik në procesin e mandatimit të qeverisë.

Sipas Tahirit, Presidentja ka mbështetur dy herë mandatimin e kandidatëve nga Vetëvendosje, pa qenë e bindur se ata e posedonin shumicën e votave në Kuvend duke e bërë këtë, sipas saj, për interesa personale politike.

“Presidentja mbështeti dy mandatartë të qeverisë nga VV pa qenë e bindur se e kanë shumicën e votave në parlament, mirëpo ajo u bind se do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë të saj si kandidate për presidente,” ka deklaruar Tahiri.

Ajo ka theksuar se ky veprim cenon parimin e paanshmërisë institucionale të Presidentes dhe komprometon besueshmërinë e procesit kushtetues për formimin e qeverisë. /Kosova.info/


Go to TOP