Mehmeti: Koalicionet LDK-PDK dëmtojnë VV-në lokal, por forcojnë në nivel qendror

Analisti Faton Mehmeti ka komentuar koalicionet e fundit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në komunat e mëdha të Kosovës duke theksuar ndikimet e tyre mbi zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

Sipas Mehmetit, aleancat LDK-PDK në nivel lokal pamundësojnë Lëvizjen Vetëvendosje të fitojë komunat kryesore, përveç Gjilanit. Megjithatë, ai thekson se këto marrëveshje e rrisin Vetëvendosjen në nivel qendror duke përforcuar frazën e kryeministrit Albin Kurti se “PDK dhe LDK janë njësoj”.

“Koalicionet LDK-PDK në nivel lokal në komunat e mëdha të Kosovës natyrisht se e dëmtojnë VV-në duke i pamundësuar asaj të fitojë ndonjë komunë të madhe (përveç Gjilanit). Mirëpo, kjo e rrit VV-në në nivel qendror duke e përligjur frazën e Kurtit se ‘PDK dhe LDK janë njësoj’,” ka shkruar Mehmeti.

Ai përfundon se nga këto zhvillime, në planin kombëtar, LDK del e humbur për zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen në dhjetor. /Kosova.info/


Go to TOP