Fundjavë me diell dhe temperatura të buta në mbarë vendin
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të sillen nga -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 18 deri në 23 gradë Celsius duke krijuar kushte të përshtatshme për aktivitete në natyrë.
Sipas parashikimeve, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.
Në përgjithësi, fundjava pritet të jetë e qetë dhe me kushte të mira atmosferike në tërë territorin e Kosovës. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 01.11.2025 | 02.11.2025 | ||
| Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
| Prishtinë | 0 | 20 | 3 | 22 |
| Pejë | 0 | 19 | 2 | 22 |
| Prizren | 1 | 21 | 4 | 23 |
| Gjakovë | 1 | 21 | 3 | 23 |
| Istog | 1 | 21 | 3 | 23 |
| Junik | 1 | 20 | 4 | 22 |
| Dragash | -1 | 18 | 2 | 22 |
| Ferizaj | 0 | 20 | 3 | 23 |
| Gjilan | 0 | 20 | 3 | 23 |
| Kamenicë | 0 | 21 | 3 | 23 |
| Besianë | 0 | 20 | 3 | 22 |
| Mitrovicë | 0 | 20 | 3 | 23 |
| Malishevë | 0 | 21 | 3 | 23 |
