Ulutash falënderon Austrinë për mbështetjen ndaj KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, gjeneralin e Kapelanit të Forcave të Armatosura të Austrisë, gjeneralmajor Reinhart Trauner.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit, gjeneral Ulutash falënderoi Austrinë për kontributin e saj të gjatë dhe të qëndrueshëm në misionin e KFOR-it, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes morale dhe shpirtërore në një mjedis shumëkombësh.

Ai nënvizoi se kjo mbështetje është pjesë e misionit të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP