Rama: Lajm i madh për kryeqytetin – Prishtina shpërblehet në arenën ndërkombëtare

Tulltorja Qendra ArtTek në Prishtinë është shpallur fituese e Çmimit Ndërkombëtar të Fondacionit Holcim për arkitekturë të qëndrueshme dhe inovacion urban.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi këtë si një arritje të jashtëzakonshme që e vendos kryeqytetin në mesin e qyteteve që ruajnë trashëgiminë, nxisin kreativitetin dhe ndërtojnë me vizion të gjelbër.

“Ky vlerësim tregon se Prishtina po ecën përpara me punë, ide dhe energji,” u shpreh Rama, duke shprehur krenarinë për ekipin që e bëri projektin realitet./Kosova.info/

Go to TOP