Haxhiu nga PDK: Kurti dështoi në udhëheqje dhe bashkëpunim
Bekim Haxhiu nga PDK kritikon ashpër mandatarin Albin Kurti pas mosformimit të qeverisë së re në Kuvend. Sipas Haxhiut, dështimi nuk lidhet me numrat, por me aftësinë e Kurtit për udhëheqje, bashkëpunim dhe vizion politik.
“Dështim është kur populli të jep 400 mijë vota besim, e ti nuk arrin të sigurosh as 5 vota në Kuvend. Kur nuk di të ndërtosh ura, mbetesh vetëm”, tha Haxhiu.
Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar politik, ku mosformimi i qeverisë rrezikon stabilitetin institucional dhe mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. /Kosova.info/
