Berisha: Kurti nuk është më qendra e politikës, LDK synon model të ri për zgjedhjet e ardhshme

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Berisha, ka deklaruar se Albin Kurti nuk është më qendra e politikës në vend, një situatë që, sipas tij, ka filluar të evidentohet që nga zgjedhjet e shkurtit.

“Koha ka ardhur për të ndërtuar një model të ri politik: zgjedhjet e ardhshme nuk duhet të prodhojnë vetëm rezultat zgjedhor, por mbi të gjitha një mentalitet përbashkues, konsensus dhe solidaritet,” ka theksuar Berisha.

Ai ka shtuar se LDK-ja ka qartësuar rrugën e saj dhe nuk ka më kohë për humbje. “Një gjë e di të sigurt: LDK e ka të kthjellet para vetes se cila është rruga! Kohe me hupe nuk ka,” ka përfunduar Berisha duke dërguar mesazh vendimtar për të ardhmen politike të partisë. /Kosova.info/


Go to TOP