Lushi: Kurti dhe VV kanë braktisur idealet kombëtare, propozimi i Blerim Gashanit është turpërues

Aktivisti i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Blerim Gashanit për ministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar këtë veprim si tradhti ndaj idealeve dhe premtimeve kombëtare të kësaj partie.

“Albin Kurti dhe VV, si duket, kanë braktisur çdo ideal dhe premtim! Si është e mundur të propozohet gjysmaku Blerim Gashani për ministër nga VV?!”, ka shkruar Lushi.

Ai ka kujtuar se Gashani ka qenë ndër përkrahësit e idesë për të ashtuquajturin “komb kosovar” duke shtuar se një veprim i tillë bie ndesh me qëndrimet e dikurshme të Vetëvendosjes për bashkim kombëtar. “Blerim Gashani është proponent i çarjes së kombit shqiptar dhe për ‘kombin kosovar’. VV na kanë thënë se janë për bashkim kombëtar,” ka theksuar Lushi.

Në reagimin e tij, ai i është drejtuar personalisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti: “Albin, a e ke humbur rrugën e Zotit dhe më as nuk e di kush është kush, apo në pyetje është diçka më zi?!”

Në fund, Uk Lushi ka shtruar pyetjen pse heshtin idealistët brenda Vetëvendosjes duke lënë të kuptohet se partia ka devijuar nga rruga e saj fillestare. /Kosova.info/


Go to TOP