Geci: Lutfi Haziri e mori në qafë LDK-në dhe Kosovën – prishja e koalicionit në Vushtrri është tradhti politike
Aktivisti i çështjes kombëtare, Halil Geci, ka reaguar ashpër ndaj ish-kryetarit të Gjilanit dhe anëtarit të LDK-së, Lutfi Haziri duke e akuzuar se ka dëmtuar rëndë si Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ashtu edhe interesat e Kosovës.
Në një postim publik, Geci e ka cilësuar Hazirin si “Gellovin e Anamoravës” duke e quajtur “milioner që u pasurua përmes pazareve politike të natës dhe bashkëpunimit me figura të dyshimta”. Ai ka shtuar se “bojkoti i strukturave të LDK-së në disa komuna, si në Vushtrri, është një veprim që do të ndëshkohet me votë nga qytetarët”.
“Bojkotuesit e LDK-së, që ndalin zërin e votuesve në komunat e tyre, siç ndodhi në Vushtrri, do ta paguajnë me votë,” ka shkruar Geci.
Ai ka akuzuar Hazirin se ka humbur lidhjen me realitetin e qytetarëve dhe se përmes ndikimit të tij ka ndikuar negativisht në pozicionimin e LDK-së në nivel kombëtar.
“Gellovi i Anamoravës, milioneri Lutfi Haziri, përmes pazareve të natës politike me ‘polarin e brojës’ dhe në bashkëpunim me kriminelë, u bë milioner. Sot fëmijët e tij shkollohen në Perëndim, aty ku ua do zemra,” ka theksuar ai.
Duke iu referuar paraqitjes së Hazirit në një debat televiziv, Geci ka bërë thirrje që “LDK të mos lejojë më që ky njeri të flasë në emër të partisë” duke e quajtur atë “monstrum që e mori në qafë LDK-në dhe Kosovën”.
Në përfundim të reagimit, Geci ka paralajmëruar se prishja e koalicionit VV–LDK në Vushtrri do të ketë pasoja elektorale serioze për LDK-në në zgjedhjet e ardhshme.
“Prishja e koalicionit VV–LDK në Vushtrri është një tradhti që do t’ia kushtojë LDK-së në zgjedhjet kombëtare. Gellovi e quan koalicionin të gabuar; për këtë, LDK do të goditet me votë në gjithë Kosovën,” ka përfunduar Geci. /Kosova.info/
