Sveçla dhe Ulutash flasin për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash.
Sveçla njofton se gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe KFOR-it.
Sveçla i ka shprehur Gjeneral Majorit Ulutaş urimet më të sinqerta për fillimin e mandatit të tij të dytë si Komandant i KFOR-it në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. /Kosova.info/
