Rama vlerëson Shtëpinë Botuese “Buzuku” për rolin në kulturë dhe letërsi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohjen për Shtëpinë Botuese “Buzuku” duke e cilësuar si një prej shtyllave të identitetit letrar të qytetit dhe të kombit.
“Për dekada me radhë keni kontribuar në ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Faleminderit që i jepni vlerë dijes, mendimit dhe fjalës së shkruar”, ka shkruar Rama.
Ai shtoi se qyteti ka nevojë për institucione si “Buzuku”, që frymëzojnë breza të tërë duke përfunduar me një mesazh respekti dhe mirënjohjeje për punën e tyre fisnike. /Kosova.info/
