FSK njofton për incident të vogël gjatë lëvizjes së konvojit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar publikun se sot, gjatë lëvizjes së një konvoji nga Istogu drejt kazermës së FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e saj kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes, raporton Kosova.info.

Sipas njoftimit, incidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 dhe është trajtuar menjëherë nga vetë pjesëtarët e FSK-së, pa pasoja për njerëzit apo automjetet.

FSK ka theksuar se situata është normalizuar dhe lëvizja e konvojit është vazhduar sipas planit të paraparë./Kosova.info/

Go to TOP