Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet nga Osmani
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të takohet me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se takimi mes Presidentes Osmani dhe Presidentes von der Leyen do të zhvillohet në orën 13:00. /Kosova.info/
