Hamiti: Përparim Rama duhet të jetë kryetar edhe 4 vjet – Nuk ka përparim pa Ramën

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka shprehur mbështetje të plotë për kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama duke theksuar se ai meriton edhe një mandat tjetër në krye të Kryeqytetit.

“Përparim Rama kryetar edhe 4 vjet! Qytetarët e Prishtinës janë me fat që mund ta zgjedhin Ramën kryetar të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës edhe një mandat. Përparimi është më i miri! Nuk ka përparim pa Ramën!”, ka shkruar Hamiti.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur LDK-ja po intensifikon mbështetjen për kandidatët e saj në prag të zgjedhjeve lokale të 9 shkurtit, ndërsa Rama shihet si një nga figurat kryesore të partisë në kryeqytet. /Kosova.info/


Go to TOP