Sondazh: Qemajl Aliu (VV) prin bindshëm në Shtime – PDK e LDK mbeten prapa me diferencë të dukshme

Një sondazh i përbashkët i realizuar nga Kosova.info dhe OJQ “Vullneti Rinor”, në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, tregon se në Komunën e Shtimes prin kryetari aktual dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Qemajl Aliu, me një epërsi të qartë ndaj rivalëve nga PDK dhe LDK.

Sipas rezultateve, Qemajl Aliu (VV) kryeson me 48.9% të mbështetjes, duke reflektuar një trend stabil të Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime.
Përparim Ramusa (PDK) renditet i dyti me 32.7%, ndërsa Kastriot Shabani (LDK) ka siguruar 18.4% të mbështetjes së të intervistuarve.

Epërsia prej mbi 16 pikë përqindje e vendos Qemajl Aliun në pozitë të favorshme për ta fituar garën që në raundin e parë.

Sondazhi është zhvilluar gjatë periudhës 28 shtator – 4 tetor 2025, me 562 të intervistuar në qytetin e Shtimes dhe disa fshatra përreth.
Hulumtimi është realizuar në bashkëpunim me OJQ “Vullneti Rinor”, duke respektuar standardet e përfaqësimit të drejtë gjinor, moshor dhe gjeografik.

Sipas këtyre rezultateve, VV dhe Qemajl Aliu mbeten favoritë të qartë në Shtime, ndërsa PDK dhe LDK përballen me sfidën e rritjes së besimit qytetar në ditët e fundit të fushatës./Kosova.info/

Go to TOP