Parashikimi i motit për fundjavë: Vranësira, reshje të lehta dhe rritje temperaturash të dielën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 4 dhe 5 tetorit 2025.
Të shtunën, moti do të dominohet nga vranësira të shumta me intervale të shkurtra me diell. Vende-vende pritet të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 2°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 5°C deri në 10°C. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.
Të dielën, moti parashikohet të mbetet kryesisht i vranët me periudha të herëpashershme me diell. Lokalisht mund të ketë riga të lehta shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje, sidomos ato të ditës, me minimale ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 16°C. Era do të mbetet kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.
Ky ndryshim i lehtë i kushteve atmosferike do të sjellë një fundjavë me mot të freskët, por më të ngrohtë të dielën. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 04.10.2025 | 05.10.2025 | ||
| Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | Temp. Min. 0C | Temp. Max. 0C | |
| Prishtinë | 1 | 9 | 0 | 15 |
| Pejë | 1 | 9 | 0 | 15 |
| Prizren | 2 | 10 | 1 | 16 |
| Gjakovë | 2 | 10 | 1 | 16 |
| Istog | 2 | 10 | 1 | 15 |
| Junik | 1 | 9 | 0 | 15 |
| Dragash | -1 | 5 | -1 | 11 |
| Ferizaj | 0 | 8 | 0 | 14 |
| Gjilan | 0 | 8 | 0 | 14 |
| Kamenicë | 0 | 8 | 0 | 15 |
| Besianë | 0 | 8 | 0 | 15 |
| Mitrovicë | 1 | 8 | 1 | 15 |
| Malishevë | 1 | 9 | 1 | 15 |
