​Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, ka marrë pjesë në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. 

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. 

Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së. /Kosova.info/


Go to TOP