Astrit Gashi: Vota për mua është obligim, jo thjesht një numër
Astrit Gashi ka nisur fushatën e tij si kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës, duke garuar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me numrin 46, ndërsa lista e përgjithshme e LDK-së mban numrin 113.
Në adresimin e tij para qytetarëve, Gashi theksoi se kërkesa për votë është një përgjegjësi e madhe që nuk e merr lehtë. Ai kujtoi përvojën e tij mbi 30-vjeçare në biznes, si dhe angazhimin politik e patriotik gjatë gjithë jetës.
“Vota juaj për mua nuk është thjesht një numër, por një obligim. Jam djali i Shefki Gashit, një familjeje që që nga vitet ’60 ka luftuar pa u ndalur për lirinë dhe të drejtat që ne gëzojmë sot. Kjo trashëgimi më motivon të punoj edhe më fort për të ardhmen e Kosovës dhe Prishtinës,” tha ai.
Gashi nënvizoi se bashkë me LDK-në dhe listën “Prishtina Përtej” synojnë të sjellin ndryshime reale për qytetarët, duke e konsideruar votën për të si një votë për zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.
