Uran Ismaili premton 14 milionë euro investime për Dardaninë: Dy parkingje nëntokësore dhe qendër multifunksionale
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar me prezantimin e projekteve për lagjet e kryeqytetit. Pas Kodrës së Trimave, ai sot shpalosi planin për lagjen Dardania, një nga zonat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Prishtinës, njofton Kosova.info.
Ismaili tha se për këtë lagje do të ndahen 14 milionë euro investime të dedikuara, duke theksuar se Dardania ka nevojë për më shumë gjallëri dhe mirëmbajtje, e jo për hapësira të lëna pas dore.
Në mesin e projekteve kryesore të tij për këtë lagje janë:
- Rivitalizimi i plotë i Kurrizit dhe hapësirës përreth Santesë;
- Rinovimi i të gjitha ndërtesave me fasada të reja, izolim dhe panele solare;
- Riparimi i të gjithë ashensorëve ekzistues;
- Dy parkingje nëntokësore, për të liruar hapësirat publike para ndërtesave;
- Ndërtimi i një qendre multifunksionale me pishinë gjysmë-olimpike dhe hapësira rekreative.
“Dardania do të bëhet një lagje më funksionale, me hapësira moderne dhe të mirëmbajtura, ku qytetarët do të ndihen pjesë e një jete urbane më të gjallë e cilësore”, u shpreh Ismaili./Kosova.info/
