Rinor Retkoceri synon të përfaqësojë qytetarët e Lipjanit në Kuvendin Komunal

Rinor Retkoceri, njëri nga figurat e njohura të angazhuara në strukturat rinore të Partisë Demokratike të Kosovës, ka shpallur kandidaturën e tij për Këshilltar Komunal në Kuvendin e Komunës së Lipjanit. Ai do të garojë nga radhët e PDK-së, me kandidatin për kryetar të komunës, z. Shukri Buja.

Retkoceri, i cili aktualisht mban postin e Nënkryetarit të PDK-së Dega në Lipjan dhe më herët ka qenë Kryetar i Rinisë Demokratike në Lipjan, theksoi se vendimi për të kandiduar buron nga bindja se qyteti ka nevojë për një frymë të re, vizion të ri dhe energji të re në politikë.

Në njoftimin e tij publik, ai theksoi disa prej angazhimeve dhe synimeve kryesore, duke përfshirë përfaqësimin e zërit të rinisë, strategjitë konkrete për zhvillimin e komunës dhe vizionin për një qeverisje më transparente e më afër qytetarëve.

“Jam i vendosur të jem zëri i qytetarëve në Asamblenë Komunale të Lipjanit dhe të punoj me përkushtim, dije dhe integritet për të mirën e përbashkët,” tha ai, duke ftuar qytetarët për mbështetje në këtë rrugëtim politik./ Kosova.info

Go to TOP