Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës me mesazh për Ditën e Kryqit të Nderuar

Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës (KOAK) ka publikuar një mesazh për besimtarët me rastin e Ditës së Ngritjes së Kryqit të Shenjtë, e cila kremtohet sot nga komuniteti ortodoks.

Në komunikatë, KOAK e cilëson Kryqin e Krishtit si simbol të shpëtimit dhe fitores mbi vdekjen, duke theksuar se kjo ditë është një kujtesë për pendesë, besim dhe dashuri vëllazërore.

“Urojmë që kjo ditë të sjellë bekime, paqe dhe forcë shpirtërore për çdo familje të besimtarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në mesazh.

Dita e Kryqit të Nderuar është një nga festat e rëndësishme të kalendarit liturgjik ortodoks dhe shënohet çdo vit më 14 shtator. /Kosova.info/


Go to TOP