Kelmendi nga protesta në Hagë: Po gjykohen bartësit kryesorë të luftës, nga nesër fillojnë dëshmitë më kredibile
Adriatik Kelmendi, autori i emisionit “Rubikon”, ka folur për media nga protesta në Hagë që po zhvillohet kundër Gjykatës Speciale, tha se nuk po gjykohet disa individë më vete – por bartësit kryesorë të luftës çlirimtare të vendit.
Kelmendi tha se nga nesër nisin dëshmitë më kredibile të luftës së drejtë të UÇK-së.
“Dëshmitë që do t’i dëgjojmë ditëve në vijim, do të jenë më kredibilitet dhe do të ndihmojnë që verdikti të jetë i drejtë. Ne nuk duhet humbur besimin që verdikti do të jetë i drejtë. Nuk po gjykohen individë, por bartësit kryesorë të luftës, përfshirë Drejtorin e Drejtorisë së UÇK-së, Zëdhënësin, të Inteligjencës, dhe Inspektorin e Përgithshëm të UÇK-së. Të cilët edhe pas luftës kanë mbajtur pozita të larta shtetërore”, tha Kelmendi.
