OVL UÇK pritet nga eurodeputeti Mandl në Parlamentin Evropian, ia paraqesin shqetësimet për Gjykatën Speciale

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të mërkurën në objektin e Parlamentit Evropian në Strasburg kanë zhvilluar takim me eurodeputetin Lukas Mandl, përkrahës i madh i Kosovës.

Përfaqësuesit e OVL UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla, paraqitën me seriozitet shqetësimet lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës sonë çlirimtare dhe të vlerave mbi të cilat është ngritur liria e Kosovës.

“Mandl i dëgjoi me vëmendje dhe mirëkuptim qëndrimet tona, për çka e falënderojmë sinqerisht. E lutem qe ta përcjellë këtë mesazh tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij, duke i dhënë kështu zë dhe mbështetje kauzës sonë të drejtë”, thuhej në një komunikatë të OVL UÇK-së.

Sipas Organizatës, ky takim përbën një hap domethënës në kuadër të përpjekjeve tona për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë.


Go to TOP