LDK nis të shtunën në Prishtinë fushatën zgjedhore, Abdixhiku: Duam t’u japim qytetarëve një të ardhme më të mirë
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se partia që udhëheq vetëdo ta hapë fushatën për zgjedhjet lokale të shtunën nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Abdixhiku ka njoftuar se këtë ditë ata do të prezantojnë të gjithë kandidatët e tyre për kryetarë komunash.
‘‘Ja ku po nisim prapë! Të shtunën, nga ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë. Hapim fushatën zgjedhore dhe prezantojmë të gjithë kandidatët tanë për Kryetarë Komunash.
Ejani të gjithë. Le t’i japim vendit, komunave tona, qytetarëve tanë të ardhmen që e kanë merituar gjithëherë.’’, ka shkruar ai./Kosova.info/
