Topanica për romanin e ri: Frymëzuar nga rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës
Shkrimtari Imer Topanica ka njoftuar se së shpejti do të përmbyllë botimin e romanit të tij të ri, i cili mbështetet mbi intervistat dhe dëshmitë e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Ai ka treguar se fragmentet e para i kishte shkruar vite më parë, ndërsa procesi i plotë i shkrimit ka kaluar përmes krizave dhe periudhave të gjata harrese, derisa kohëve të fundit ka arritur ta finalizojë dorëshkrimin.
“Gazi, miku jem, njëherësh edhe redaktor i romanit, m’i nisi disa intervista të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë të cilat po i redaktonte, në historitë e të cilave mbështetet romani”, u shpreh Topanica.
Ai e pranon se nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë, por tani romani është gati të shkojë në shtyp. “Mban mot i lig për libra, e megjithatë, shpresoj ta gëzoj vëmendjen e lexuesve shqiptarë, dhe jo vetëm”, shtoi autori.
Sipas tij, edhe pse procesi i botimit ende nuk ka përfunduar, shumë shpejt do të kryhet edhe ky hap formal. /Kosova.info/
