Një dekadë e re ’90-ash në Ballkan?!
Vitet ‘90 rikthehen si paralajmërim për Ballkanin Perëndimor, i cili po kalon një nga periudhat më të trazuara politike në disa dekada.
Nga bllokada institucionale në Kosovë, te protestat masive në Serbi, retorika separatiste në Bosnjë e Hercegovinë dhe përçarjet në Mal të Zi – tabloja është një mozaik krizash.
Ekspertët paralajmërojnë se indiferenca e Perëndimit, në një kohë kur Rusia përpiqet t’i shfrytëzojë dobësitë e rajonit, mund ta shtyjë Ballkanin drejt një spiraleje të rrezikshme.
