Dëmtohet tabela me stemën e Republikës së Kosovës dhe atë të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Në Mitrovicën e Veriut është dëmtuar tabela zyrtare në të cilën ishin të vendosura simbolet shtetërore – stema e Republikës së Kosovës dhe stema e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Tabela ishte vendosur në njërën nga ndërtesat publike ku funksionojnë disa nga degët komunale të kësaj komune.

Kjo ngjarje përbën dëmtim të simboleve shtetërore dhe cenim të institucioneve publike. Ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij akti dhe nuk ka informacione nëse rasti është denoncuar në polici.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim, ndërsa qytetarët e shohin këtë si një veprim provokues që dëmton rendin dhe qetësinë publike në qytet.


Go to TOP