Komuna e Gjilanit, rrënon objektin e ish policisë serbe në Zhegër
Komuna e Gjilanit, ka rrënuar objektin e ish- policisë serbe në fshatin Zhegër.
Nga komuna tregojnë, se sot e rrënuan një kujtim jo të mirë (ose kujtim të keq), për banorët e fshatit Zhegër.
Zyrtarë nga Drejtoria e Inspekcionit, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, me kërkesë të Këshillit të fshatit, ndërmorën iniciativën për rrënimin e ish-objektit të ish-milicisë serbe. ku kujtimet për këta objekte ishin kujtim traume për banorët e këtij lokaliteti.
Ky objekt jashtë përdorimit, ishte edhe rrezik për qytetarët.
Inspeksioni kërkon nga qytetarët tē denoncojnë dukuritë negative dhe lagjet e qytetit dhe fshatrave të jenë më të pastra. /Kosova.info/
