Rama: Shpendi po bën punë të shkëlqyeshme për personat me nevoja të veçanta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur falënderim të veçantë për Shpend Avdilin, këshilltar për çështjet e personave me nevoja të veçanta në komunë dhe kandidat për Asamblenë e Kryeqytetit me numrin rendor 37 në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në një tubim me qytetarë, Rama tha se Shpendi po bën një punë të shkëlqyeshme duke ndihmuar në mënyrë të veçantë personat me nevoja të veçanta, çka sipas tij, përbën një kontribut për të gjithë shoqërinë.

“Shpendin e kemi më të mirin. Është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në komunë të Prishtinës me iu ndihmuar sidomos personave me nevoja të veçanta. Kur iu ndihmojmë personave me nevoja të veçanta, iu ndihmojmë krejtve”, u shpreh Rama duke kërkuar një duartrokitje për Avdilin.

Ai falënderoi organizatorët për ftesën dhe vlerësoi atmosferën e krijuar në takim duke e quajtur një “befasi të këndshme”. Sipas tij, energjia dhe angazhimi i qytetarëve, sidomos i grupit “Plisat”, është një dëshmi e ndryshimit të madh që ka ndodhur në Prishtinë gjatë katër viteve të fundit. /Kosova.info/


Go to TOP